Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 54-vjeçar ka ndërruar jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tij. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 23:30. Dyshohet se ka ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.“Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Lajmi i fundit