Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sërisht seancat e gjykimit të dosjes së Arbër Paplekajt, ish-efektivit të forcës RENEA të akuzuar për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhje të 25 prillit 2022.
Në senacën e sotme sërish togat e zeza të Elbasanit vendosën shtyrjen e gjykimit të Paplekajt, ku seanca e radhës është vendosur të mbahet me datë 9 janar të vitit të ardhshëm në orën 10:00.
Shkak i kësaj vendimmarrjeje është bërë kërkesa e prokurorisë për t’iu vënë më shumë kohë në dispozicion për t’u njohur me provat e reja.
Avokatja e viktimës Pjerin Xhuvani, Rezarta Tahiraj pas seancës tha se lista e dëshmitarëve përmban 59 emra.
Por e pyetur nëse ka përfaqësues politikë të thirrur për të dëshmuar ajo thotë se ende nuk janë njohur me listën.
Nga ana tjetër, shkak i shtyrjes ishte dhe fakti se prokuroria ka shtuar disa dëshmitarë dhe palët kanë kërkuar të njihen me listën e tyre.
Ngjarja që përgjaku fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, duke krijuar edhe një përplasje politike u shënua më 21 prill në lagjen 5 Maji.Ish nën drejtorët e policisë vendore, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, janë nën hetim pasi akuzohen se dështuan të parandalonin përplasjen e dy grupeve, ndërsa 6 efektivë të Forcës Shqiponja të përjashtuar u rikthyen në detyre nga Gjykata e Apelit Durrës.