Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqirajt, disa muaj më parë. Trupi gjykues ka vendosur që ta dënojë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, 2 vite më shumë sesa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike. Gjithashtu, edhe dy shokët e tij, Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, janë dënuar me nga 6 vite burg secili, si përkrahës të autorit të krimit.

Ngjarja është shënuar në datën 3 mars, pranë Gjykatës së Apelit, ku është ekzekutuar me armë 31-vjeçari Taulant Beqiraj. Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i pamaskuar dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip Ford dhe ka arritur të largohet, ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij, ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas.

Vetë autori nuk është arritur dot të kapet ende.