Ndërsa po bëhen dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan.

Bejtja konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb”, se nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.

Sakaq pas ngjarjes ku viktimë mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

(BalkanWeb)

Previous articleShtyhet afati për largimin e institucioneve të Serbisë nga ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut
Next articleZjarri në malin Shpirag/ 50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe një helikopter angazhohen për shuarjen e flakëve