Zbardhen detaje rreth plagosjes së 54-vjeçarit sot në Rrile të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se shënjestra e sulmit, Agron Puka, sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë, kur i është bërë pritë me breshëri automatiku.Për pasojë ai ka marrë plagë në trup. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë dyerve të shkollës së Rriles ku janë traumatizuar edhe nxënësit e shumtë që ndodheshin në vendngjarje.NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)