Një dëshmi tronditëse nga një mik i tij vjen në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u qëllua për vdekje aksidentalisht nga miku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘5 Maj’ në Tiranë.
Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur” Egli Cekrezi rrëfeu se kishte qenë 2 minuta para se të ndodhte ngjarja me shoket e tij, ndërsa ishte në një ambient tjetër duke ngrënë.
Ai tha se sapo kishte dëgjuar të shtëna me armë kishte shkuar tek shokët e tij dhe ishte përballur me skenën e rëndë. Sipas Cekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur.
“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrënë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke luajtur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja.
Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq.”, tha Çekrezi.