Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit. Katër makina të llojit Chevrolet, Opel, Audi SQ5 dhe një makinë Ford Focus janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.