Një 61-vjeçar nga Misuri është ekzekutuar me vendim gjykate, pasi akuzohej për tre vrasje të ndodhura në vitin 1994. Edhe pse avokatët e tij e kundërshtuan vendimin, sërish gjykata vendosi që dënimi i 61-vjeçarit të ishte ekzekutimi.

Ernest Johnson mori një injeksion vdekjeprurës të martën pasi Gjykata Supreme e SHBA refuzoi të merrte në konsideratë shtyrjen e ekzekutimit të tij.

61-vjeçarit kishte bërë disa herë kërkesë që të kishte një dënim më të butë, dhe kjo kërkesë e kishte marrë mbështetje nga Papa Françesku dhe dy anëtarë të Kongresit.

Johnson akuzohej se vrau tre punonjës në një dyqan gjatë në një grabitje të vitit 1994. Ai vuante dhe nga sindroma e alkoolit fetal, pasi nëna e tij pinte shumë gjatë shtatzënisë.

Nga ana tjetër avokatët paraqitën në gjykatë disa raporte mjekësore të tij, ku sipas tyre 61-vjeçari kishte aftësinë mendore të një fëmije dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për veprimet e tij.