Britney Spears mahniti fansat me një tjetër fotografi topless të publikuar dje në “Instagram-in” e saj. Këngëtarja ka nisur pushimet bashkë me të fejuarin e saj, Sam Asghari, të cilat po i shijon në maksimum që pasi fitoi lirinë nga babai i saj, shkruan “Daily Mail”.

Image

Artistja pozoi me një palë të brendshme të kuqe, të cilat ishin të vogla dhe i tregonin edhe tatuazhin që Britney ka pak mbi të pasme.

Britney kishte zgjedhur edhe një palë çizme të kuqe për ti kombinuar me të brendshmet gjatë kohës që pozonte para kamerës.

Image

Spears e bëri këtë postim pak orë pasi zbuloi për fansat e saj se ka qarë për dy orë pasi mësoi se i ati është pezulluar nga roli si kujdestar i saj, pas plot 13 vitesh.

Tashmë Jamie Spears nuk ka të drejtë të menaxhojë as pasurinë prej 60 milionë dollarë të vajzës së tij.

Image

Kjo ishte një betejë e gjatë për artisten që të rifitonte kontrollin mbi çështjet e saj personale dhe financiare.

Pas kësaj, thuhet se artistja ka vendosur të mos performojë më në skenë në të ardhmen.