Besnik Pjetri që akuzohet se vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij nuk po gjendet dhe pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës të së hënës pranë banesës së viktimave në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshimet janë se ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, mund të ketë kaluar në mënyrë ilegale jashtë territorit shqiptar dhe pritet që të shpallet në kërkim ndërkombëtar.