Është zbardhur nje pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme në Elbasan vrau me sëpatë motërën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin. Tashi ka deklaruar për policinë duke thënë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij. “E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”. . Ai nuk ka shfaqur asnjë shenje pendese dhe është i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur.-egnatia news
