Është arrestuar Xhanelo Tarja, 24-vjeç, autori i vrasjes me thikë të 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pasditen e sotme në Sarandë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.
Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.