Qyteti i Elbasanit është tronditur sërish mbrëmjen e sotme, pasi një 33-vjeçar ëhstë vrarë me armë zjarri pas një sherri banal.

Sipas policisë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku është vrarë pranë stadiumit “Elbasan Arena” nga 20-vjeçari K.Sh, pas një përplasjeje verbale mes tyre

20-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Madrit Ulqinakun, duke i marrë jetën 33-vjeçarit, babait të një fëmije.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se kjo është tragjedia e dytë që ndodh në familjen Ulqinaku, pasi në vitin 1997 në kohën e trazirave në Shqipëri, është vrarë edhe vëllai i Madritit.