Arrest me burg do kërkojë prokuroria për Arsen Muskurtin i cili dy ditë më parë ekzekutoi në pronën e tyre në një agjensi turistike vëllain e tij dhe kunatën. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij të nisë në orën 9:30, dhe do vlerësohet nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Ndërkohë në dëshminë e tij përapa hetuesve autori i krimit të dyfishtë nuk ka shfaqur pendesë duke thënë se vëllai dhe kunata e kishin e zili për punën, si dhe ka treguar edhe që ka patur konflikte për menaxhimin e bizneseve dhe pronave.

Gjatë marrjes në pyetje, Muskurti ka shfaqur edhe shenja nervoziteti, ku sipas tij e bullizonin. Edhe pretendimi për agjencinë turistike dyshohet të jetë edhe shkak i kësaj vrasjeje. Konflikti i vazhdueshëm për pronën, por edhe ardhja e një fletë thirrjeje nga gjykata, sipas Prokurorisë duket se janë bërë shkak për ngjarjen e rëndë në zonën e “Myslim Shyrit”, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën, Alban dhe Nora Muskurti.