Arsen Muksurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën pasditen e 30 gushtit në Tiranë, është lënë në burg.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Muskurtin, i cili deri tani nuk ka treguar pendesë për krimin, ndërsa gjatë seancës ai është parë duke përshëndetur mediat.

Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe vrau vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.

https://youtube.com/watch?v=sAt8Z1HNFXA%3Ffeature%3Doembed

Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar ai. /abcnews.al