Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku mediat e vendit fqinj, shkruajnë se një 11-vjeçare e konfirmuar me variantin Delta të virusit, nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen.

E mitura vuante nga një sëmundje e rrallë metabolike dhe kontakti me infeksionin, ka rezultuar fatale për të shkruajnë mediat. Ajo ndodhej prej ditësh e shtruar në spitalin Giovanni Di Cristina në Palermo.

“E reja ishte infektuar nga motra e saj, e cila kishte qenë para disa ditësh në Spanjë. Asnjë në familje nuk ishin vaksinuar. Vogëlushja prej 10 vitesh trajtohej në spital, për shkak të një sëmundje të rrallë. Ajo u pranua në spital dy javë më parë, ndërsa për fat të keq, nuk arriti të fitojë betejën me virusin dhe ndërroi jetë sot”, u shpreh Presidenti i Rajonit të Sicilisë, Nello Musumeci.

fax