Perëndimi po shkel marrëveshjen e Kumanovës duke iu dhënë armë shqiptarëve.

Anglezët dhe shtetet e tjera të NATO-s po iu dërgojnë armë shqiptarëve dhe po trajnojnë pilotët e tyre për të përdorur aeroplanët ushtarakë, theksoi presidenti serb Vuçiç.

Presidenti Vuçiç më pas përmendi të gjitha nenet e Rezolutës 1244 sipas të cilave askush nuk ka të drejtë të armatosë Prishtinën. Këtë arsyetim kreu i shtetit serb e bazon në marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës ku flitet vetëm një forcë ushtarake në Kosovëm KFOR-in. Vuçiç tha se shqiptarët nuk po i armatosin vetëm britanikët, por edhe amerikanët e turqit që po trajnojnë pilotët e tyre për aeroplanët ushtarakë.

Sipas tij, ne po përballemi me hipokrizi nga të gjitha anët.

Duke folur për situatën në Ukrainë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se pasojat e konfliktit nuk do të zgjasin për tre apo katër vjet por për më shumë kohë. Vuçiç shtoi se Serbia po blen armë mbrojtëse.

Fundjavën e kaluar, sistemet raketore FK-3 iu dorëzuan Serbisë nga Kina. Avionët e transportit ushtarak të Forcave Ajrore Kineze mbërritën në Serbi nëpërmjet Turqisë dhe Bullgarisë, një anëtare e NATO-s. Në fakt, ky sistem është kontraktuar dhe porositur në vitin 2019, me anekse shtesë të kontratës në vitin 2020. Çështja këtu është se Serbia nuk ka blerë disa nga sistemet e prodhuara në Europë apo në SHBA, siç është sistemi Patriot që përdor Rumania.

Nga ana tjetër, Bullgaria vazhdon të përdorë sistemin e vjetër rus KUB, edhe pse prej kohësh është anëtare e NATO-s. Serbia vazhdon të “balancojë” mes Lindjes dhe Perëndimit, tregojnë edhe njoftimet për blerjen e afërt të dronit turk “TB-2 Bayraktar”, i cili u tregua jashtëzakonisht efektiv në luftën në Ukrainë.

Përmendet edhe blerja e të gjithë skuadriljes së avionëve luftarakë francezë “Rafalle”, me mundësinë e blerjes së një skuadre tjetër të të njëjtit avion të përdorur. Gjithashtu, është planifikuar blerja e dronëve për gjeneratën e fundit të vëzhgimit ajror – S100 “Camcopter”, nga prodhuesi austriak Schiebel.