Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një vizitë në Beograd vetëm pak ditë pas vizitës zyrtare në Tiranë.

Dendias është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili i ka shprehur falenderimet e tij që Greqia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Në takim është folur për “tema të nxehta gjeopolitike” si për luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Vuçi135 falënderoi Greqinë për qëndrimin e saj të qëndrueshëm ndaj respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj gjatë presidencës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, duke shtuar se Serbia vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe angazhimin e saj aktiv”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga presidenca serbe.

Vuçiç gjithashtu i tha kryediplomatit grek se Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Greqinë, të cilat bazohen në miqësinë e fortë, afërsinë e konfirmuar historikisht dhe solidaritetin e dy popujve.