Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur pas mbeldhjes së Kryesisë së PD se ata që janë anëtarë, nuk do të mund të marrin funksione të tjera në strukturat organizative të partisë.

Mbetet për t’u parë votimi i orës 17.00 në Këshill, pasi disa nga emrat që garojnë janë dhe anëtarë Kryesie. I pyetur nga gazetarët për emrat, Berisha shtoi “Në poste domionojnë gra dhe vajza të kualifikuara, prurje të reja në PD.”

Ka patur një synim: Prurje të reja. Jo një por disa. Ne përpiqemi që të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që janë anëtarë Kryesie, nuk mund të marrin dhe postin e sekretarit. Ne duam të bëjmë një shpërndarje sa më të gjerë”, u shpreh ish-kryeministri.

Burime nga selia blu kanë bërë me dije se, Flamur Noka dhe Arben Ristani do të kandidojnë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike. Po ashtu, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashi do kandidojnë për postin e nënkryetarit të PD.

  • Kandidatë për sekretar organizativ janë Aurel Bylykbashi dhe Ervin Minarolli.
  • Kandidatë për sekretar zgjedhor është Çlirim Gjata dhe Ivi Kaso.
  • Sekretariati i organizatave partnere, Iliriana Kuçana dhe Megi Balliu.
  • Sekretar për të drejtat e njeriut, kandidojnë Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj.
  • Sekretar i transparencës dhe pronave, kandidatë Ledina Mandia dhe Andia Pustina.
  • Sekretariati për integrimin, janë në garë kandidatët Edmond Spaho dhe Lediana Fratari.
  • Sekretar për pushtetin vendor, kandidojnë Ylli Asllani dhe Dash Aliko.
  • Sekretar për diasporën, kandidojnë Tritan Shehu dhe Lorenc Luka.

Kandidaturat do të votohen ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së, ndërsa numërimi i votave do të kryhet në mënyrë transparente para kamerave.