Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, do të i adresohet popullit serb në ora 21:00.

Kësisoj Vuçiç do ta vazhdojë dramën e radhës.

Presidenti serb njihet për dramat e tilla në publik.

Ai edhe më 31 korrik të këtij vitit kishte thirrur adresim, duke ndikuar në tensione në Veriun e Kosovës.

E adresimi i sotëm i Vuçicit vjen vetëm pak orë pasi Lista Serbe organizoi tubim para statujës së Car Lazarit. /Express