Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se sot ka përfunduar turneun e takimeve të njësive të Ushtrisë Serbe në mes të Kralevës dhe Rashkës, pranë kufirit me Kosvën.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç është shprehur se beson në forcën dhe vendosmërinë serbe dhe flet me terma nacionalistë: “rroftë Serbia e lirë”.
“Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfunduam turneun e disa takimeve me njësitë e ushtrisë sonë, heronjve tanë dhe shkuam në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe. Rroftë Serbia e lirë!”, ka thënë presidenti i Serbisë në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav”.
Kjo vizitë vjen në valën e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, ku grupet kriminale të mbështetura nga Vuçiç, kanë bllokuar rrugët që të çojnë në veri të Kosovës dhe sulmojnë herë pas here ekipe të mediave dhe efektivë të policisë.
Me këtë vizitë Vuçiç kërkon të tregojë gatishmërinë e Serbisë për luftë në rajon. Një provokim të tillë Vuçiç e bëri edhe me kërkesën që i dërgoi KFOR-it për dërgimin e 1 mijë trupave serbë në Veri.