Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku dhe e ka falenderuar për fjalët e arsyeshme dhe qëndrimin e saj mbi krizën në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç pranoi se Serbia s’do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa t’i zgjidhë problemet me Kosovën.

“Le ta ruajmë paqen dhe të nënshkruajmë më shumë marrëveshje që do të thotë ekonomi më e mirë për të gjithë ne. Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së derisa t’i zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por ne do të luftojmë dhe zgjidhim gjërat”, – tha Vuçiç.

Ai tha se presidentja e Komisionit Evropian pati “një qasje të balancuar”, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, duke dhe e falenderoi.

“Unë u jam veçanërisht mirënjohës për qëndrimin tuaj mbi krizën në Kosovën veriore, me një qasje të balancuar”, tha Vuçiç.