Home AKTUALITET Vuçiq bisedon me sekretarin e NATO-s, i ankohet për Kosovën, ia përmend...

Vuçiq bisedon me sekretarin e NATO-s, i ankohet për Kosovën, ia përmend edhe helikopterët dhe aeroplanët..

171

Presidenti i Serbisë Vuçiq, ka biseduar sot me telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stoletenebrg për shkak situatës shqetësuese në veriun e Kosovës. Siç u kumtua nga presidenca, Vuçiq i ka thënë atij se Serbia nuk ka shkelur mee asgjë marrëveshjen e Brukselit as rezolutën 1244 të OKB-së, as nuk ka rrezikuar paqen, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

tash shtatë ditë zgjat okupimi i plot me mjete të blinduara i veriut të Kosovës nga Prishtina dhe të gjithë mekanizmat ndërkombëtar heshtin” i ka thënë Vuçiq atij, sipas kumtesës.

Vuçiq u shpreh se të gjithë “befasisht u shqetësuan kur në territorin e Serbisë qendrore i panë helikopterët dhe aeroplanët e Serbisë, sepse me gjasë nuk duhet të ekzistojnë, as të guxojnë të fluturojnë” përderisa nuk i lejon kryeministri Kurti apo dikush nga bashkësia ndërkombëtare.

Në kumtesë thuhet se Vuçiq falënderoi Stoletnberg-un në raportin korrekt dhe dëshirën për të dëgjuar palën serbe, duke i shtruar pyetje cilën rregullore e ka shkel Serbia, sot, dje apo ndonjëherë, shkruan “Kurir”.