WhatsApp është gjithmonë duke ndryshuar dhe duke u përmirësuar. Së fundmi falë WABetaInfo ne mësuam se shërbimi “Expiring media” po prezantohet tek përdoruesit e versionit beta. Një lajm tjetër i mirë është se WhatsApp do të lejojë më në fund zgjedhjen e kualitetit për videot që ne shpërndajmë me miqtë tanë.

Ky shërbim nuk është ende aktiv për pjesën më të madhe të përdoruesve, por është në punim e sipër. Zgjedhja e kualitetit të videos para se ta shpërndajmë atë është tepër e rëndësishme, pasi ndonjëherë videot janë të pakuptueshme me kualitet të ulur.

Tashmë WhatsApp do t’i ofrojë 3 opsione përdoruesve: atë Auto(WhatsApp do të zbulojë se cili do të jetë kompresioni i duhur për video specifike), Best Quality (për kualtietin më të lartë) dhe Data Saver (për kualitetin më të ulët duke kursyer internet).

Ky shërbim pritet të prezantohet në versionet në vijim të aplikacionit dhe është një shërbim mjaft i rëndësishëm që i përshtatet nevojave të përdoruesve.

geek room