Eksperti i sjelljes shoqërore Anthony Chemero drejtoi një studim në University of Cincinnati ku zbuloi anët pozitive dhe negative që vijnë me përdorimin e teknologjisë smart.

“Pavarësisht asaj që flitet, nuk ka asnjë provë që tregon se smartphone-t dhe teknologjia dixhitale dëmtojnë aftësitë tona ‘njohëse’.” tha profesori. Gjithashtu Chemero dhe kolegët e tij shpjeguan evolucionin e periudhës dixhitale dhe se si ajo na ka ndihmuar të shkëlqejmë.

“Ajo që smartphone-t dhe teknologjia smart po bëjnë tek ne është ndryshimi i mënyrës se si ne i angazhojmë aftësitë tona njohëse.” Për shembull, ne mund të kërkojmë direkt nga smartphone-i rrugën për në stadium, pa patur nevojën e një harte fizike dhe për të pyetur kalimtarë të çastit, gjë që “kursen” pak energji nga truri për ta përdorur në një situatë tjetër.

Chemero thotë se kompjuterët, tabletët dhe smartphone-t funksionojnë si mjete ndihmëse që janë mjaft të mirë në memorizim, llogaritje, ruajtjen e informacionit dhe shfaqjen e tij në momentin kur na nevojitet. Nëse ne e bashkojmë këtë teknologji me trurin tonë, atëherë mund të përfitojmë diçka më të zgjuar dhe më të aftë për të përmbushur detyra mjaft të vështira të cilat nuk do të ishin të mundura për t’u kryer vetëm nga aftësitë tona të mendimit.

Pra, teknologjia mund të ketë shumë anë negative, por nuk ka asnjë provë se njerëzit po bëhen më pak të aftë prej saj.

geek room