WhatsApp ka vendosur të zhvillojë përdorimin e stickers dhe kjo gjë u bë e ditur në versionin e fundit beta të tij për Android, i cili do të sugjerojë stickers në bazë të tekstit që ju keni shkruajtur.

Kohët e fundit ne kemi parë se WhatsApp ka përgatitur dhjetëra shërbime të ndryshme si suporti muti-device, backups të mbrojtura me password, imazhe vetë shkatërruese dhe shumë të tjera, pra ata janë vazhdimisht në një gjendje zhvillimi. Shërbimi më i ri i sugjerimit të stickers tenton të shtyjë përdoruesit drejt shprehjes së gjendjes së tyre nëpërmjet ikonave.

Për momentin, sugjerimi i stickers dhe emoji është disi i limituar, mirëpo në versionin e fundit beta të WhatsApp u pa se aplikacioni po ngulmon në përdorimin e tyre dhe me shumë mundësi së shpejti ky shërbim do të jetë shumë më i përdorshëm.

Në këtë gjendje të papërfunduar do të sugjerohen vetëm stickers nga koleksioni i WhatsApp ose ato që janë shkarkuar nga dyqani in-app. WABetaInfo konfirmoi se ky shërbim për momentin nuk do të punojë me koleksionet third-party, gjë që do të rregullohet në versionet e ardhshme.