Versioni i WhatsApp për web është update-uar me një shërbim të quajtur Sticker-Maker, i cili ju lejon që t’i shndërroni fotografitë nga kompjuteri juaj në stickers, të cilat mund t’ia shpërndani miqve tuaj.
Për të hapur këtë shërbim, ju duhet të shtypni në ikonën e kapëses së letrës (attachments), të zgjidhni Sticker dhe më pas të zgjidhni fotografinë që ju dëshironi ta shndërroni në një sticker. Njësoj si në versionin për web, ky shërbim do të vijë gjatë javës së ardhshme dhe në aplikacionin për desktop.
Pasi të jenë upload-uar, fotografitë do të mund të editohen për t’i shndërruar ato në një sticker perfekt. Ato mund të bëhen crop apo të priten sipas një vije që ju vizatoni. Për të zbukuruar dhe më shumë sticker-in tuaj, ju mund të vendosni dhe emoji, tekst apo një tjetër sticker mbi atë që ju krijuat.
Aftësia e krijimit të një sticker-i në WhatsApp nuk është diçka e re, pasi në iOS dhe Android ka shumë aplikacione të palës së tretë që ju lejojnë të krijoni një të tillë. Megjithatë ky është një shërbim i nevojshëm që është i përfshirë brenda aplikacionit, dhe ju do të keni mundësinë të editoni imazhet me preçizionin e pointer-it të mouse-it.