Microsoft është dorëzuar më në fund, duke shpallur “fundin” e Internet Explorer. Sipas një postimi në Windows 10 blog, Microsoft tha se aplikacioni Internet Explorer 11 nuk do të suportohet në shumë versione të Windows 10 në datën 15 qershor 2022.

“E ardhmja e Internet Explorer do të jetë Microsoft Edge. Ai jo vetëm që është më i shpejtë, më i sigurt dhe më modern, por ofron mbështetje dhe për website të vjetra.” thuhet në këtë postim.

Microsoft Edge ka një “IE mode” të integruar në të, në mënyrë që ju të aksesoni website-t dhe aplikacionet e vjetra të bazuara në Internet Explorer në mënyrë direkte. Shenjat e para që tregonin për fundin e Explorer ishin deklaratat e vitit të kaluar, ku u tha se Microsoft 365 do të ndalonte së mbështeturi Internet Explorer në gusht të 2021. Për të parë se kush versione të Windows 10 do të humbasin suportin.