Siç u vu re nga WABetaInfo, multi-device 2.0 është në zhvillim e sipër dhe gjendet në builds të herëshme të versioneve beta. Me këtë upgrade ju do të keni mundësinë të përdorni adresën tuaj nga një pajisje tjetër pa u shqetësuar për lidhjen në internet. Bazuar në screenshot-in e mëposhtëm, WhatsApp shkarkon mesazhet tuaja në një pajisje të re duke përdorur të njejtën faqje hyrëse që përdoret dhe në versionin për desktop.

Sipas këtij raportimi, ju nuk do të keni më nevojë të mbani smartphone-in tuaj kryesor të lidhur me internetin, pasi aplikacioni shkarkon gjithçka në mënyrë direkte nga serveri i saj, duke ruajtur gjithashtu enkriptimin e mesazheve tuaja. Për fat të keq, WABetaInfo nuk ka arritur të zbulojë nëse ky shërbim do të ofrohet dhe për smartphone-t e tjerë, apo është i dizenjuar posaçërisht vetëm për tabletët.

Ne nuk e dimë ende se kur ky shërbim do të publikohet, por me pak fat ndoshta nuk do të na duhet të presim shumë deri sa WhatsApp të suportojë të gjitha pajisjet tona.