Group Calls në WhatsApp u bënë shumë më të përdorura gjatë pandemisë, por me shumë gjasa shumë njerëz në të ardhmen do të planifikojnë të takohen online për shkak të avantazheve që ofrohen.

WhatsApp gjatë kohëve të fundit ka prezantuar shërbime të ndryshme të rëndësishme si përshembull disappearing messages dhe aftësia e të dëgjuarit një voice message më shpejt. Me sa duket këtë javë erdhi rradha e prezantimit të Joinable Calls.

Joinable Calls i jep mundësinë anëtarëve të grupit t’i bashkohen një telefonate dhe pasi ajo ka filluar. Pra ju nuk do të keni më nevojën të përgjigjeni menjëherë në një group call. E njejta gjë vlen dhe për rastin kur ju shtypni butonin Ignore kur dëgjoni zilen, por më pas ndërroni mendjen.

Përveç mundësisë për t’u futur me vonesë në një telefonatë, ju mundet dhe të largoheni gjatë saj dhe të riktheheni sërish nëse duhet të kujdeseshit për diçka tjetër ndërkohë.

Një tjetër ndryshim vihet re në call info screen: tashmë ju do të shikoni se cilët persona gjenden aktualisht në telefonatën në grup. Kompania është tepër krenare për shërbimin end-to-end encrypted që do ta ofrojë dhe në group calls.

geek