Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar ditën e sotme pas deklaratave të Athinës zyrtate, pas lënies në burg të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Përmes një njoftimi në Twitter, Xhaçka thotë se është e pamundur të kuptohet sesi pala greke kundërshton vendimin e gjykatës.
Ajo shton më tej se provat për arrestimin e tij janë të forta, pasi Beleri u kap duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme.
“Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme.
Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.”-shkruan Xhaçka.