Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me Varhelyi kanë rënë dakord që Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet në qershor.
Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë
se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
” shkruan Xhaçka.