Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim e shtetasi Ndue Çuni 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.  

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit 334-vjeçarit, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me Çunin.

Njoftimi i policisë së Velipojës, Shkodër:

Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ças”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë.

Gjatë kontrollit masiv të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe dronë, është evidentuar dhe goditur nje rast i kultivimit të bimëve narkotike. 

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 567 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në territor, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe përdorimit të dronit, kanë evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ças, Velipojë. 

Në kuadër të operacionit “Ças” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.  

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të shtetasit E. P., në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin N. Ç.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Ç. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.