Xhemi Shehu, ka treguar për herë të parë një ndër momentet më të sikletshme që i ndodhte herë pas here në fillimet e saj si moderatore e “Portokallisë”. Gjatë një interviste për “Ëndërrtjerrësit”, ajo u shpreh se ka pasur zakon që të thoshte shpeshherë fjalën “mirë’ ose “okay”, për të lidhur situatat me njëra tjetrën.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Altin Bashës, ish-regjisorit të “Portokallisë”,por duket se Xhemi e kishte të vështirë ta hiqte si zakon pasi e bënte përsëri kur transmetohej “Portokallia”.

“Unë kam pasur një zakon, që kur flisja dhe përcillja aktorët në skenë për të prezantuar numrin e radhës, kisha atë fjalën ‘mirë’ ose ‘okay’, për të lidhur situatat. Altini e urrente. Thoshte më dukesh si zysh kur thua atë ‘mire’. Ma thoshte në mbledhje, në dark unë prapë, më dilte një ‘mirë’ edhe ndërkohë kisha një pauz se mendoja altinin tek regjia që më thoshte ‘po çfarë të thashë unë sot’. Ndërkohë unë shaja veten time. Imagjinoja Altinin dhe thoja shyqyr që mbledhja është të hënën ishalla i kanë zbrit nervat të dielën.”– u shpreh Xhemi Shehu.