Home SPORT Ylli i Arsenalit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor, makina e...

Ylli i Arsenalit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor, makina e tij rrokulliset në autostradë

13

Futbollisti i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është përfshirë në një aksident të rëndë më makinë të mërkurën në një autostradë të Britanisë së Madhe.

Lajmi është konfirmuar nga klubi, ku fatmirësisht ylli 23-vjeçar ka shpëtuar pa lëndime nga ky aksident me Mercedesin e tij, i cili thuhet të ketë ndodhur në orën 6 të mëngjesit të mërkurën.

Në aksident ishin përfshirë disa makina, ndërsa Mercedesi i Maitland-Niles përfundoi u rrokullis dhe mbeti në krah midis autostradës.

Mjeku i klubit të Arsenalit e ka kontaktuar Maitland-Niles për ta kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.