Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ishte pjesë e panelit në konferencën “Promovimi i shkollës si qendër komunitare” e organizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ambasadën amerikane.
Kim deklaroi duke ju drejtuar të rinjve se duhet të jenë ambiciozë për veten dhe të respektojnë të tjerë.
“Nëse jeni thjesht pjesë e shkollave dhe programeve është e rëndësishme të them diçka. Më lejoni të shpjegoj se çfarë ndikon. Dua që të gjithë të jeni ambiciozë për veten. Për shkollimin. Ju duhet të punoni shumë. Respekti është po ashtu i rëndësishëm. Respekti nis me respektimin e vetvetes.
Dua që ta pyesni veten çdo ditë në mëngjes kush jam unë dhe kush dua të bëhem. Respektoni veten. Respektoni të tjerët. Jo për shkak të ndonjë faktori tjetër por duke respektuar të tjerë është një shenjë e vetë respektit”, deklaroi Yuri Kim.