Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj i cili së fundmi është emëruar edhe nënkryetar i partisë Demokratike. 

Kim tha se ishte takuar me Gjekmarkajn për ta uruar lidhur me postin që kishte marrë së fundmi dhe shtoi se do të donte që tashmë bashkëpunimi me SHBA-të të ishte edhe më i ngushtë. 

Ky takim gjithashtu mund të shihet edhe si një ‘mesazh’ për ish kryeministrin Sali Berisha. 

Postimi i Plotë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim:

Kënaqësi që u takova sot me deputetin e @pdshqiperi, Agron Gjekmarkaj. I urojmë atij të gjitha të mirat në përgjegjësitë e tij të reja drejtuese si Nënkryetar @KuvendiSH dhe presim me padurim një bashkëpunim të fortë të Flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Flamurit të Shqipërisë.