Interi ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve pas 13 viteve pritje.

I lumtur me këtë arritje të madhe është shprehur edhe kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti i cili tanimë është zëvendëspresident i klubit zikaltër.

Pas 180 minutave të luajtura në derbin e qytetit ndaj rivalit lokal Milan, Interi ka kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke marrë dy fitore në dy ndeshje 0-2 dhe 1-0.

“Ky grup e meritonte mundësinë që të luante një tjetër finale pas 13 vitesh. Të presim të shohim rivalët nesër, por ajo që kemi bërë është e rëndësishme”, tha Zanetti.

Legjenda argjentinase dëshiron ta shmang përballjen me Real Madridin në finalen e madhe.

“Unë do të dëshiroja të shmangim Real Madrid. Kjo garë është i bërë për ta. Ishte një rrugëtim i gjatë, të përballësh një derbi në gjysmëfinale, nuk është e lehtë dhe unë e kam përjetuar si lojtar edhe ta humbas”.

Krejt në fund ai ka folur për bashkëkombësin e tij Lautaro Martinez.

“Jam shumë i lumtur për Lautaron, çdo vit rritet dhe tani është një lojtar kyç. Do ta mbajmë afër. A do qëndrojë gjatë? Për momentin po dhe t’i gëzohemi. Ai është shumë i lumtur këtu pasi ka shtëpinë dhe familjen. Shpresoj të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur”, u shpreh Zanetti.