Gjykata e Lartë ka vendosur që gjykata e Korcës është kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Myrtezan Çaushit për ulje të dënimit.

Caushi i ishte drejtuar me kërkesë gjykatës së lartë, për zgjidhen e kopetences mes gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës.

Pas vendimi të gjykatës së Lartë, togat e zeza në Korçë duhet të shtyrtojnë kërkesën e Çaushit.

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Ai ka kërkuar disa herë lirimin me kusht si dhe për ndryshimin e llojit të sigurisë. Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.