Autoritetet italianet zbardhin eksluzivisht për Rtv Ora e Ora News dinamikën e vrasjes së shqiptarit 36 vjeçar në provincën e Pizës.
Ata konfirmojnë ekskluzivisht se shqiptari është goditur me 15 plumba.
Shqiptari eshtë goditur ndërsa udhëtonte në një automjet të tipit “Mercedes Classe B” me ngjyrë të verdhë ari e me targa gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18.30 të pasdites së djeshme në qytezën Sasso Pisano në komunën e Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës, Itali.
Automjeti ku u godit viktima drejtohej nga një tjetër shqiptar me banim në Shqipëri e që kishte mbërritur si turist në Itali.
Shqiptari viktimë është goditur me 15 plumba pistoletë gjysëm automatike e ka ndërruar jetë në spital.
Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje shqiptarin me të cilin udhëtonte viktima, i cili e ka shoqëruar për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Policia italiane konfirmon për Rtv Ora e Ora News se viktima shqiptare ishte emigrant me dokumenta të rregullta e jetonte në komunën San Casciano Terme në provincën e Sienës.
Kishte precedent penal për shfrytezim prostitucioni por qe i kishte shlyer me drejtësinë italiane.
Ai nuk figuronte të kishte lidhje me botën e krimit territorial. 36-vjeçari viktimë punonte si murator në një firmë ndërtimi.
Për momentin Policia Italiane e Pizës nuk autorizon zbardhjen e identitetit të viktimës deri në identifikimin e trupit nga familjarët.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar vidieot e telekamerave të rrugës si dhe kanë marrë dëshmitë e kalimtarëve që do të ndihmojnë në fazën investiguese të kapjes së autorëve të krimit.
Për Rtv Ora e Ora News thonë se “nuk konfirmojnë se autorët mund të kenë qënë në bordin e një automjeti tjetër ose po udhëtonin me nje motorr. Është pa baza çfarë edhtë publikuar në mediat lokale se autorët e atentatit udhëtonin me makinë me ngjyrë të errët”.
Policia e Pizës konfirmon se për momentin nuk po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare.