Dy pilotë të një fluturimi nga Sudani në Etiopi mendohet se i ka zënë gjumi i thellë në lartësinë 11 mijë metra mbi nivelin e detit duke humbur uljen në aeroportin Addis Abeda të hënën. Lajmi është publikuar në faqen e lajmeve të aviacionit komercial Aviation Herald.

Incidenti ndodhi në bordin e një Boeing 737-800 të Ethiopian Airlines që nga Khartoum do të zbriste në Addis Ababa, por pilotët i zuri gjumi ndërsa avioni kishte kaluar kohën e zbritjes, thuhet në raport.

Dy pilotët kishin vendosur autopilotin.

Kryeministrja e Finlandës i nënshtrohet testit të drogës, video të tjera dalin në publik
Kontrollorët e trafikut kishin tentuar të kontaktonin me pilotët në momentin kur avioni kishte kaluar pikën kur duhej të niste zbritjen por nuk ia kishin dalë.

Dy pilotët u zgjuan nga alarmi i cili u ndez kur avioni kaloi pistën dhe vazhdoi itinerarin.

Episodi ka ndodhur më 15 gusht. Boeing 737 me 154 vende ishte nisur nga aeroporti i Khartoum, Sudan, dhe fluturimi për në kryeqytetin e Etiopisë fqinje ishte vetëm dy orë. Faqja e specializuar specifikon se ulja ka ndodhur 25 minuta pas kohës së humbur.

Një analist i aviacionit e quajti incidentin “thellësisht shqetësues”: “Lodhja e pilotit nuk është asgjë e re dhe vazhdon të përfaqësojë një nga kërcënimet më të rëndësishme për sigurinë e aviacionit ndërkombëtar”, shkroi Alex Macheras në Twitter.