Pak ditë pas atentatit që iu bë Vincens Pirolit në Shkodër, policia ka gjetur një makinë “BMW X5” të braktisur, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur nga atentatorët.
raportohet se ende nuk ka asnjë të dhënë se në përdorim të kujt ka qenë makina, por burime nga policia bëjnë me dije se mjeti është dërguar në drejtori dhe grupi i ekspertizës po punon për gjetjen e gjurmëve të gishtave të cilat mund të zbardhin plagosjen.
Gjetja e makinës është bërë pas marrjes në pyetje të të plagosurit i cili ka dhënë indicie për mjetin. Megjithatë policia e Shkodrës po punon për gjetjen e provave të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje e cila ende vijon të jetë e mbuluar me mister.
34-vjeçari Vinçens Piroli ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku i është komunikuar edhe masa e ndalimit. Përpos hetimit për ngjarjen ku mbeti i plagosur, për Pirolin ka një urdhër arresti nga Mali i Zi për vrasje, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me fqinjin verior./ Abcnews.al