“Unë jam Mariglen Doci kryetar i degës Mamurras. Unë jam ai krimineli që po përshpërit në media. Për shkak tëndin jam burgosur, për të të bërë ty kryeministër unë jam burgosur, si unë janë edhe demokratë të ndershëm të cilët janë proceduar dhe janë futur në burg për të bërë ty kryeministër. Je mbyllur aty si ai qeni që mbyllet kafaz. Ne jemi idealist që e duam PD të çliruar jo si metodat e tua, me ndërrime bravash, me dyer të mbyllura, PD nuk duhet të ketë dyer fare sepse është simbol i lirisë. Më 8 janar ne do të lirojmë PD-në nga ty dhe pastaj do të çlirojmë edhe Shqipërinë”, tha Doci.