Një zhvillim madhor në teknologjinë e baterive do të bëjë të mundur që smartphone-t dhe laptopët të karikohen në vetëm 5 minuta. Ekipi nga University of Cambridge zbuloi një teknikë të re low-cost për të shikuar brenda baterive lithium-ion në një mënyrë që nuk ishte e mundur deri më tani.
Kjo metodë lejon studiuesit të identifikojnë “limitet e shpejtësisë” për ciklet e karikimit brenda baterisë dhe të gjejnë mënyra se si të maksimizojnë potencialin e tyre.
“Ne zbuluam se ka disa limite në shpejtësinë e karikimit për bateritë lithium-ion, të cilat varen nga gjendja e pajisjes, nëse ajo po karikohet apo jo. Gjatë karikimit, shpejtësia varet nga lëvizja e joneve të litiumit përtej grimcave të materialit aktiv, ndërkohë gjatë shkarkimit shpejtësia varet nga lëvizja e joneve drejt skajeve.” tha Dr. Ashkay Rao, i cili drejtoi studimin.
Bateritë lithium-ion gjenden në pothuajse të gjitha pajisjet portabël elektronike, madje deri në makinat elektrike. Shpejtësitë e ngadalta të karikimit të këtyre makinave përbëjnë një disavantazh për përdoruesit në krahasim me makinat që përdorin lëndë djegëse. Kjo teknikë mund të jetë një pjesë e rëndësishme e krijimit të gjeneratës së re të baterive.
geek room