Kjo është makina tip “Audi” me të cilën po udhëtonin dy efektivët e policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj të cilët ishin shënjestra e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të Vlorës.
Ekspertët po mbledhin provat e nevojshme në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit i cili është larguar nga vendngjarja pasi ka qëlluar disa herë ndaj automjetit me ku udhëtonin efektivët A.B dhe N.M të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar nga të shtënat.
Në vendngjarje janë gjetur pesë gëzhoja plumbash, ndërsa ky është atentati i tretë brenda ditës në vend ku këtë herë, është guxuar edhe me sulm drejt efektivëve të policisë të cilët ishin jashtë shërbimit.