Zgjedhjet lokale të 2023 po afrojnë, ndaj dhe ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka një mesazh për partitë politike. Ambasadori thekson se partitë duhet të kënë kujdes që të mos zgjedhin kandidatë që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin.

”Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme.

Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t’i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin.

Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër”,-tha ambasadori për ”Report Tv”.