Opozita proteston sot para Parlamentit teksa brenda do të mbahet seanca plenare.

Pak para nisjes së protestës, në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD.

Pas përfundimit të mbledhjes, është bërë me dije se protestuesit pasi të jenë organizuar para selisë, do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve, Sali Berishën.

Ky i fundit sakaq dje njoftoi për protestën e radhës kombëtare, më datë 3 mars, kur edhe Apeli pritet të jap vendimin sa i takon vulës së PD.

Protestës pritet ti bashkohet edhe Partia e Lirisë