Nga Erion Murataj!

Mbështeta pa kushte pak kohë më parë protestën e pedagogëve. E mbështeta se besoj në kurajon intelektuale, në forcën e arsyes që sjell reagim shoqëror. Kam gabuar me sa duket! Ka qenë si çdo gjë tjetër “Just business”. Amoraliteti i votuar me zell në 32 vite ka zënë rrënjë. E hidhur të marrësh leksione morali nga shërbëtorë të një plaku të rrjedhur apo një mashtrusi gjumash që i kanë shërbyer qëndrimit në të status quo një trinomi pa nder. Rama, Berisha Meta dhe enuku Luli e kanë bërë aq baltë saqë dhe shërbëtoret e tyre po tërhiqen duke parashtruar teza morali.

Pedagogët si vlerë shoqerore u zbythen nën kërcenimin se do u hapin dosjet . Një vijim shantazhi ku si shoqëri jemi zhytur duke berë shërbetorin e pusht-etit në cikle dekadash.

Të gjithë në luftë për t’ia futur njëri-tjetrit nëpërmjet të pa burave politik që i shohim si hamshor. Turp! Mos flisni më për moral. Mos reklamoni më vlera si familja fjala besnikeria dhe dashuria për vendin . Askush s’mund ti thotë më këto terma deri sa vazhdon i ngjitet nga pas amoralitetit .

Do protestoni? Bejini dijeni vetëm se dukeni si protestues shoqate shumëngjyreshe ku krye tutori mik me Aleks Sorosin hargaliste sesi ortakët e kësaj shpifsire 32-vjeçare japin show poshtë zyrës se tij . E meqe Rushaj nuk foli Grida premtoi qëndresë me fjalë dhe pedagoget rikthim në Shkurt për t’ua futur studentëtve (të ardhmes) duke i pamundësuar një cikël normal studimi ju vazhdoni në gjunjë duartrokisni e zgurdulloni sytë në panelet e Tv. Shkoni e në protestë po deshët . Dini diçka ama po vazhdoni të shërbeni në zhbërjen e atyre grimcave të vlerave që na dallojnë nga kafshët. Mos thoni nuk ka alternativë . Ka po juve ju pëlqen të përtypni amoralitet sepse me sa duket nofullat u stervitën . E nëse do ketë të ftilluar që e neverisin këtë realitet ju them: “Bëhuni bashkë përpara asimilimit përfundimtar. Këta si Putini janë në mision special demoralizimi të shoqërisë” .