Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka zbardhur bisedën telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Twitter.

Ai shkruan se ka uruar Ramën për 30 vjetorin e marrëdhënieve  diplomatike Shqipëri-Ukrainë, si dhe kanë folur për luftën dhe mbështetjen nga ana e Shqipërisë për popullin ukrainas.

“Pata një telefonatë me kryeministrin @ediramaal. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuan situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë dhe mbështetjen për #Formulën tonë të Paqes”, shkruan Zelensky.