“Komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet lidhur me situatën në Ukrainë.” Kështu është shprehur mëngjesin e së hënës presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndërsa fliste për parlamentin e Ukrainës. Lideri ukrainas veçoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që sipas tij nuk po ndihmon sa duhet.
Ai tha gjithashtu se forcat ruse janë duke përdorur zonën e pabanueshme të Çernobilit për të përgatitur sulme të reja ndërsa shtoi se luftimet në disa zona janë aq të ashpra sa njerëzit nuk po mund të varrosin të afërmit e tyre të pajetë.
Zelenskyy u është drejtuar një numri politikanësh ndërkombëtarë gjatë javëve të fundit dhe do të flasë në Asamblenë Kombëtare Franceze më vonë gjatë ditës së sotme. /abcnews.al/